Një 22-vjeçar ka goditur me automjet një efektiv policie në tentativë për t’i shpëtuar arrestimin.
Blutë e Sarandës ishin sinjalizuar se i riu mund të ishte i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike, ndaj për këtë arsye kanë kërkuar që ai të ndalojë dhe automjetit me të cilin udhëtonte t’i kryhej një kontroll.
I gjendur në këtë situatë, 22-vjeçari Klajdi Manaj ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur një efektiv, i cili është dëmtuar lehtë.
Pas disa minutash uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tij. Gjatë kontrollit të automjetit iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e të riut u gjetën 108 fishekë.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se i arrestuari e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi dhe pa pasur dokumentacionin përkatës për këtë automjet.