-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polici u qëllua në qafë në Himarë, Rama: Shpëtoi 2 persona mes një sherri të rrezikshëm

Kryesoret

Ditën e djeshme u mësua për një konflikt që kishte ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Himarë, ku një polic i ri, në tentativë për të ndërhyrë për të ndaluar sherrin, ka përfunduar i plagosur me thikë në qafë nga një 60-vjeçar.

Pas ngjarjes polici është dërguar në spital në gjendje të rëndë teksa pranë i janë gjendur kolegë dhe familjarë duke dhuruar gjak.

Nga ana tjetër po pas ngjarjes, 60-vjeçari ka tentuar të arratiset, por kjo nuk zgjati shumë pasi u kap dhe u arrestua disa orë me pas nga policia.

Polici i ri emri i të cilit është Redian Çaushaj, u vizitua dje dhe nga ministri i brendshëm, Taulant Balla, ndërsa sot në lidhje me ngjarjen ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook kryeministri Edi Rama.

“Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm,” ka shkruar Rama në postimin e tij.

FOTO/ Ky është polici që u qëllua në qafë në Himarë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit