-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pako për vota”! SPAK çon në gjyq 4 zyrtarët e bashkisë Shkodër

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq dosjen për disa zyrtarë të bashkisë Shkodër për korrupsion në zgjedhje. SPAK thotë se nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se të pandehurit Ergys Ivziku, Arvit Bushati, Petrit Dyli dhe Mhill Volaj, zyrtarë të bashkisë që para 14 Majit drejtohej nga Bardh Spahia tentuan të blejnë vota në këmbim të pakove me ushqime. Policia në momentin që finalizoi operacionin sekuestroi 50 qese me ushqime, si dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato.

Personat që janë në çuar në gjyq;

Ergys Ivziku-drejtori i Drejtorisë Ekonomike – Arsimore, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal;

Arvit Bushati-drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Bashkinë e Shkodrës, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal;

Petrit Dyli- teknik i Shërbimeve, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal;

Mhill Volaj- specialist i Financës, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal.

FOTO/ Kush është drejtori që është shpallur në kërkim në Shkodër?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit