Ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani është thirrur në SPAK për t’u pyetur në lidhje me hetimet për dosjen e sterilizimit, që sot çoi në pranga ish-zv/ ministrin dhe biznesmenin që e fitoi. Në vitet 2015-16 Cani hezitoi që të firmoste.
VIDEO-Pyetja e gazetarëve që futi Canin duke qeshur brenda SPAK-ut
Ai kërkoi fillimisht që të argumentohej se pse ishte zgjedhur koncesioni dhe jo prokurimi i zakonshëm. Ish-ministri i Financave paralajmëroi rritjen e kostove përtej tavaneve buxhetore.
Ish-zv/ ministri, biznesmeni e rektori! Tetë zyrtarët me masë sigurie për “Sterilizimin”
Pak javë më parë u mor në pyetje për këtë koncesion edhe ish-ministrja tjetër e Financave, Anila Denaj. Koncesioni u firmos në kohën që ministër Shëndetësie ishte Ilir Beqja, i cili po ashtu u mor në pyetje për 8 orë në SPAK.
Manovrat e “Sterilizimit”/ Nga hiçi, si e fitoi emigranti koncesionin 100 milionë dollarë?