-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Vërshon uji brenda! Stuhia përmbyt aeroportin!

Kryesoret

Stuhi të forta në Gjermaninë perëndimore dhe qendrore mbrëmjen e djeshme shkaktuan ndërprerje të mëdha në trafikun ajror në Frankfurt si dhe përmbytje në shumë rrugë, parkingje dhe zona nëntokësore në të gjithë rajonin.

“Stuhitë e forta në Frankfurt kanë shkaktuar vonesa dhe anulime fluturimesh. Njëzet e tre avionë duhej të uleshin në aeroporte të tjera”, tha për AFP një përfaqësues i aeroportit të Frankfurtit, një nga më të mëdhenjtë në Evropë.

“Gjatë ditës pritet të stabilizohet situata. Ka ende pasagjerë që duhet të hipin në një fluturim tjetër nga ai që kishin planifikuar”, shtoi ai. “Gjithsej 90 fluturime janë anuluar, 34 avionë nuk kanë arritur të ngrihen para mesnatës” tha zëdhënësi.

Pasagjerët e avionëve që nuk mund të ngriheshin e kaluan natën në aeroport, vazhdoi ai. Kudo në Gjermaninë qendrore dhe perëndimore u regjistruan të njëjtat skena me rrugë të përmbytura dhe automjete të bllokuara në ujë.

Në Gelsenkirchen, një qytet në Ruhr në Gjermaninë perëndimore, uji arriti në një metër në disa rrugë. Ekipet e shpëtimit vazhduan sot në mëngjes operacionet, sipas një deklarate nga zjarrfikësja. Në zonat më të prekura të këtij qyteti me më shumë se 250 mijë banorë, shumë pemë kanë rënë mbi automjete dhe “rrugët në disa vende kaloheshin vetëm me varka fryrëse”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit