Para pak kohësh modelja Jori Delli postoi një foto ku shoqja e saj Beniada ishte në gjumë në makinë.
Po mesa duket Beniada nuk harron lehtë. Sot ajo mori “hakun” dhe vendosi të bëjë të njëjtin veprim.
Ajo postoi një foto me Jorin, ku kjo e fundit shihet teksa fle në makinë.
“Kush ishte shoqja ideale? Jori Delli ciao,” shkruan Beni krah fotos që bëri në makinë.
Kujtojmë se dy vajzat kanë një miqësi shumë të ngushtë, pasi njihen që në periudhën kur jetonin në Itali.