Ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës së Posaçme për masat e sigurisë 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e sterilizimit të aseteve kirurgjikale. Dy janë të arrestuar, ish-zv/ ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, dy “arrest shtëpie” dhe 4 “detyrim paraqitje”.
Masat e sigurisë;
-Klodjan Rjepaj-arrest me burg për “shpërdorim detyre”
-Ilir Rrapaj-arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”
-Saimir Kadiu-arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Marsela Serjana-arrest shtëpie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre
-Arben Gjata-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh’ dhe “shpërdorim detyre”
-Naile Ajazi-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”
-Genc Byrazeri-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Petri Mersini-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”.
SPAK e nisi hetimin për këtë koncesion në vitin 2019, pas një kallëzimi të depozituar nga ana e nismës “Thurje”. Në 2020-ën çështja u regjistrua për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”.
Hetimet kishin në fokus marrëveshjen mes ministrisë me kompaninë që fitoi koncesionin me vlerë 100 mln dollarë.