Policia ka zbuluar mbrëmjen e sotme një banesë në të cilën kultivohej drogë. Banesa në të cilën u gjet ndodhet në fshatin Pobrat, në ish-komunën Kutalli në Dimal.
Në lidhje me rastin policia ka shoqëruar 5 persona, të cilët po merren në pyetje.
Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që kutivoi kanabis në një karburant në Lushnje, tek “Pushimi i shoferit”.
Personat e shoqëruar flinin në një hotel në afërsi të Kalasë në Berat, aty ku edhe u ndaluan nga policia.