Largimi i turistëve italian papaguar në një restorant në Berat mori bujë të madhe si nga mediat shqiptare por edhe ato ndërkombëtare.
Videoja e publikuar nga pronarët u bë virale ndonëse ata janë shprehur se nuk kanë pasur qëllim të ekspozojnë identitetin e të rinjve.
“5pyetjet” kontaktoi me pronarët e restorantit por ishin të rezervuar me përgjigjet pasi nuk pranuan të jepnin më shumë informacion rreth ngjarjes.
Ndërkohë ata kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale ku falënderuan kryeministren e Italisë e cila ka paguar shpenzimet.
Pronarët gjithashtu kanë shtuar se falënderojnë turistët të cilët janë larguar pasi kanë bërë një publicitet të madh për qytetin.
“Gazetarët dhe kanalet televizive shqiptare dhe italiane na kanë kontaktuar por nuk kemi lejuar asnjë intervistë. Ata shtetas italianë që ikën pa paguar kanë bërë një publicitet të madh për qytetin tonë.
Le t’i falënderojmë! Tashme e thamë qe këtu nuk kishte problem se italianet janë në shtëpi, shumë prej tyre vijnë si familjarët tanë Itali kur emigruam. Ne po ashtu gjithashtu thamë se urojmë që ta kenë shijuar ushqimin.
Shpresojmë që ato para t’i kenë shpenzuar për diçka të bukur! Falënderojmë përzemërsisht Georgia Meloni, një zonjë e vërtetë! Ne nuk jemi të pasur ne punojmë shumë si familje nuk bëjmë aq shumë sa të mos të na bëjnë përshtypje ato para!
Por kjo nuk është çështje parash për ne dhe jemi shumë të prekur nga gjesti i saj! Një shembull i shkëlqyer dinjiteti nga një nënë e mirë strikte që i jep shembull shtëpisë së saj! Georgia e madhe! E duam shumë edhe si gjysmë italiane qe jemi!
Na nderoi shume me ardhjen në pushime në Vlorë Valona! Në foto janë paratë që na u dërguan me ambasadë. Ata do të qëndrojnë këtu në restorant si një kujtim i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kundër syrit të keq.
Faleminderit kryeministrja Meloni Viva Itali Viva Albania!,” shkruajnë pronarët e restorant Guvës Mangelam në rrjetet sociale.