-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vëlla, po presim haber…”! E-maili që zbuloi njohjen e vjetër dhe implikon Beqajn

Kryesoret

Firma që do të fitonte koncesionin për sterilizimin ka qenë e paracaktuar. Në këtë konkluzion ka arritur SPAK-u që lëshoi prangat duke arrestuar ish-zv/ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

“Vulën” që vërtetoi njohjen mes Rrjepajt dhe Rrapajt ia ka vendosur një e-mail përpara miratimit të koncesionit, që rrëzon deklaratën e biznesmenit se nuk e njihte ish-zv/ ministrin që ishte në krye të komisionit për dhënien e koncesionit.

Por çfarë thuhet në e-mail?

Prokuroria gjatë hetimeve ka sekuestruar postën elektronike të biznesmenit Ilir Rrapaj. Në shkurt dhe mars të vitit 2014 ka pasur shkëmbime e-mail mes Rrjepajt dhe Rrapajt që tregojnë se pas përmes së cilave i dërgon dy studime të universitetit të Peruxhias, që u përfshinë më pas në studimin e fizibilitetit.

Në e-mail duket raporti i ngushtë miqësor mes tyre, teksa i drejtohet “fratello” (vëlla) që tregon njohjen e vjetër të dy shokëve të shkollës në 1991, që tani janë shokë burgu.

I dashur Fra’! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë” i shkruante biznesmeni Rrapaj, numrit dy të ministrisë së Shëndetësisë, Rjepaj.

SPAK ktheu “përmbys” ministrinë! Kush e zhduku kontratën e “Sterilizimit”?

Në të njëjtën ditë, më 17 mars 2014, zv/ministri ia çon e-mailin ministrit Ilir Beqaj në e-mailin zyrtar dhe atë privat. Pra, ministri dhe krahu i tij i djathtë kanë qenë në dijeni të gjithçkaje që po përgatitej për koncesionin dhe se procedurat kanë qenë thjeshtë për “sy e faqe”.

Gjyqtari Erjon Bani thekson se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në bashkëpunim me personin në hetim, Klodian Rrjepaj e kishin marrë vendimin e dhënies së shërbimit të sterilizimit me koncesion dhe kishin përzgjedhur paraprakisht se kush do ta fitonte këtë koncesion.

Gjithashtu rezulton se në shkurt të vitit 2014, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mori një kërkesë nga Ogerta Manastirliu, ish-drejtoresha e QSUT për të vënë në punë qendrën moderne të sterilizimit.

Por Beqja jo vetëm që nuk mori asnjë masë, por miratoi koncesionin për mikun e tij.  Jo vetëm kaq, por sipas SPAK-ut kontrata koncesionare ka fryrë kostot me 56.4%.

BIRN: Provat, si e fali SPAK-u Ilir Beqjan për koncesionin 100 mln Dollarë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit