Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora e cila ndodhet me bashkëshortin Taika Waititi në Ibiza përmes disa fotove që ka postuar, rrëfen përvojën e saj të krioterapisë.
Kjo është një metodë e holandezit Wim Hof, e cila thuhet se ofron shumë përfitime shëndetësore, për shembull për të forcuar imunitetin, për të përshpejtuar metabolizmin, për të reduktuar inflamacionin, për të lehtësuar dhimbjet e muskujve, përmirëson gjumin dhe përqendrimin mendor.
Dyshja duket se po kënaqen ndërsa janë në një vaskë me ujë dhe me kuba akulli. Në mbishkrimin e fotove që ka publikuar në Instagram, ajo e konsideron këtë eksperiencë si çmenduri dhe e quan ekspertin holandes Wim Hof, si një njeri të ëmbël.
View this post on Instagram