-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nën hetim nga SPAK për koncesionin e sterilizimit, Beqaj: Të përsëris ato që kam thënë ndër vite

Kryesoret

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka për herë të parë në lidhje me dosjen e SPAK për  koncesionin e sterilizimit.

Për këtë dosja gjyqtari i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e orientoi Prokurorinë e Posaçme që të shtrijë hetimet edhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani.

Beqaj në reagimin e tij ka shpjeguar se përse ka firmosur koncesionin e sterilizimit.

“Duke qënë se çështja është ende në hetim e gjykim nuk e parë të udhës të shprehem publikisht.

Aq më tepër që kam marrë vesh nga media që gjyqtari ka kërkuar që të hetohem edhe unë.  Por për çfarë po i ofrohet publikut ndjej se duhet informoj për disa gjëra që në fakt janë përsëritje të atyre gjërave që kam thënë në publik në vite.

Nuk është fjala për një koncesion. Nuk është një drejtë apo e mirë publike që iu dha një privati për ta shfrytëzuar për të bërë biznes për qëlllime të tij.

Eshtë një patneritet publik – privat ku një operator privat (në këtë rast një bashkim operatorësh privatë) kontrakohet që të ofrojë një shërbim që shteti duhet ta kryejë për qytetarët e vet.

Kontrata nuk përbën thjesht dhe vetëm vënie në punë të një centrali sterilzimi në QSUT.

Kontrata i kërkon një operatori privat që për të gjithë sallat operatore në Shqipëri ku shërbejnë çdo ditë rreth 430 kirurgë të ofrohet për çdo ndërhyrje kirurgjikae një set instrumenatsh kirurgjikalë i personalizuar sipas asaj klase dhe tipi ndërhyrje kirurgjikale STERILË, një set me veshje njëpërdorimësh të tipit TNT për shtratin operator dhe trupën mjekësore, dezisfektimi i sallës së operacionit dhe trajtimi i mbetjeve të rrezikshme që krijohen nga veshjet që përdoren dhe përpunimi i tyre në mbetje urbane të parrezikshme.,” thuhet në reagimin e Beqajt.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit