-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media serbe: Dritan Abazovic u sulmua në disko! Kishte kaos

Kryesoret

Media serbe, “Kurir” shkruan se Dritan Abazoviç, kryeministri i qeverisë teknike të Malit të Zi është sulmuar mbrëmë në një diskotekë në Budva.

“Kaosi dhe sulm ndaj Abazoviçit ka ndodhur gjatë performancës së Dino Merlin në Budva.

Dritani ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte.

Ai ka shqiptuar një breshëri ofendimesh, e më pas ka tentuar t’i afrohet” shkruan “Kurir”.

Kishte kaos dhe rrëmujë. Sigurimi i kryeministrit teknik ka reaguar me shpejtësi”, vijon më tej shkrimi.

U hodh gaz lotsjellës dhe Abazovic u evakuua. Nga sa dimë ai është mirë dhe nuk është i lënduar.

Po vijon hetimi nga policia lokale, e cila po merr të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm” mbyllet shkrimi. Ende nuk ka asnjë reagim deri tani nga qeveria malazeze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit