Edhe pak ditë na ndajnë ka nisja e vitit të ri akademik ku të gjithë nxënësit pas pushimeve verore do t’i rikthehen bankave të shkollës.
Vitet e fundit është përdorur një metodë e re për shpërndarjen e librave falas të cilët përdoreshin nga nxënësit gjatë gjithë vitit dhe më pas dorëzoheshin tek mësuesit që vitin e ri akademik të përdoren nga nxënës të tjerë.
Këtë vit ka disa ndryshime pasi nxënësit e klasës së parë deri në klasën e tretë do të marrin libra të rinj tek të cilët mund të bëjnë lirisht shënime pasi nuk do të dorëzohen në fund të vitit.
Gjithashtu mësohet se shpërndarja e tyre do të nisë nga data 1 shtator dhe shpërndarje e cila do të kryet në shkollat ku nxënësit frekuentojnë.
Libra falas do të kenë edhe nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare të cilët janë pjesë e 16 kategorive të veçanta.
Në çdo shkollë do të hartohet një grafik për shpërndarjen e teksteve paradite dhe pasdite, për të cilin mësuesit kujdestarë do të informojnë të gjithë prindërit në mënyrë që ky proces të jetë sa më i rregullt.