-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytje dhe kaos! Stuhia “Hilary” godet Kaliforninë dhe Meksikën

Kryesoret

Stuhia tropikale Hilary ka bërë që rrugët në të gjithë gadishullin e thatë Baja California të Meksikës të preken nga përmbytje vdekjeprurëse të dielën.

Stuhia vazhdoi të lëvizte drejt pjesës jugore të Kalifornisë, ku përmbyti rrugë dhe rrëzoi pemë, sipas mediave amerikane.

Autoritetet kombëtare janë shprehur të shqetësuara se përmbytjet mund të godasin edhe pjesët e tjera të vendit, deri në zona në pjesën veriore të vendit, si Ajdaho.

Sipas parashikuesve të motit, kjo është hera e parë në 84 vjet që Kalifornia Jugore goditet nga një stuhi tropikale. Këtë herë, stuhia Hilary ka sjellë përmbytje, rrëshqitje dheu, erëra të forta, ndërprerje të energjisë dhe rrezik për tornado.

Ajo bëri që në disa zona malore të binte shi më shumë se 15 centimetra, ndërsa iu afrua shifrave vjetore të shiut në zonat me shkretëtirë.

Në mbrëmjen e së dielës, Shërbimi Kombëtar i Motit në Los Anxhelos të Kalifornisë paralajmëroi për rrezik të konsiderueshëm nga përmbytjet në zonat malore në verilindje të Los Anxhelosit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit