-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tmerr në Rinas! I dehuri kacafytet me pasagjerët në avion

Kryesoret

Frikë dhe panik në një linjë avioni që po drejtohej për në Rinas. Një 23-vjeçar në gjendje të dehur, sipas policisë u konfliktua me pasagjerët në avion. Gjithashtu në momentin që është shoqëruar, po sipas njoftimit zyrtar, i riu ka kundërshtuar me dhunë policët duke i goditur.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi E. N., 23 vjeç, pasi në mesnatë, kanë njoftuar punonjësit e një linje fluturimi, në hyrje të vendit, se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion.

Menjëherë pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë neutralizuar shtetasin E. N. 23-vjeçari, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët” njofton policia e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit