Mediat malazeze kanë publikuar video nga momenti i evakuimit të Dritan Abazoviç nga koncerti i Dino Marilyn në diskotekën “Top Hill” në Budva.
Abazoviç shihet i rrethuar nga truprojat që e shoqërojnë drejt makinës së tij dhe nga ana tjetër disa të rinj dalin duke u kollitur pasi mësohet se është hedhur gaz lot sjellës.
Mediat vendase theksojnë se gazi lotsjellës është hedhur vetëm pasi Abazoviç është larguar nga koncerti.
Policia hedh poshtë versionin se Abazoviç është sulmuar dhe sqarojnë se në diskotekë ka pasur një sherr mes disa personave dhe aty pranë ka qenë edhe Abazoviç.