Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Potom, Skrapar ku 34-vjeçari Luftim Tërpollari qëlloi me armë. Ai ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në një nga muret e një prej dhomave të banesës, ku ndodheshin 4 pjesëtarët e familjes.
Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk ka prekur asnjë nga familjarët, që të tmerruar kanë njoftuar policinë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku si rezultat i ndërhyrjes sē shpejtë të tyre dhe Forcave të Posaçme Operacionale, u bë i mundur neutralizimi i autorit dhe arrestimi i tij.
Pas arrestimit të 34-vjeçarit Luftim Tërpollari, policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarakë. 61-vjeçari S.H, pra babai dyshohet se nuk ka qenë dakord me lidhjen e vajzës me autorin, që më pas ka sjellë edhe hakmarrjen e këtij të fundit duke qëlluar me armë.
Familja brenda! I riu qëllon drejt shtëpisë me breshëri kallashi!