Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kalimin online të sistemit të Kadastër. Ai tha se volumi i shërbimeve të dhëna nga ky institucion është shumë i lartë. Kjo, tha më tej, ai ka nervozuar “hienat” që sipas tij qëndrojnë rrotull Kadastrës.
“Nëse shihni volumin e shërbimeve të dhëna nga Kadastra është shumë i lartë. Natyrisht që është një sistem që noterët i nervozon, patjetër. Shumë të tjerë që i kanë qëndruar rreth e rrotull kadastrës si “hiena” janë shumë të agresivizuar. Dhe mbi të gjitha sistemi kërkon pak punë kur fillon ta përdorësh, por nuk jemi këtu për këto” tha Rama.