-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teksa shefi i ‘Wagner’ përcëllohej në flakë, Vladimir Putin po shijonte një koncert

Kryesoret

Ndërkohë që qarkullojnë raporte se shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur në një aksident ajror, ku u rrëzua avioni ku ai po udhëtonte bashkë me 9 persona të tjerë, presidenti rus, Vladimir Putin, mësohet se aktualisht është në një koncert.

Sipas mediave të huaja, Vladimir Putin është i pranishëm në këtë koncert, që i kushtohet 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut. Disa ekspertë kanë sugjeruar se ai mund të jetë pas përplasjes që ka vrarë 10 persona, por sigurisht, kjo nuk është konfirmuar dhe shkaku ende nuk dihet.

Zbulohet se kush ishte në avionin që u rrëzua dhe dogji të gjallë Prigozhinin

Shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. Avioni thuhet se është rrëzuar në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Prigozhin, i cili besohet të ketë qenë në bordin e fluturimit, ndau adresën e tij të parë përmes një videoje që nga rebelimi i tij në qershor, vetëm dy ditë më parë.

“Brenda 6 muajsh Prigozhin do të vritet”, parashikimi fatal që doli i vërtetë. Kush ishte ish-kuzhinieri i Putin?

Dikur një i besuar i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, Prigozhin kishte kritikuar shpesh ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe gjeneralin e lartë, Valery Gerasimov, në fjalimet publike për trajtimin e pushtimit të Ukrainës nga ana e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit