-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Brenda 6 muajsh Prigozhin do të vritet”, parashikimi fatal që doli i vërtetë. Kush ishte ish-kuzhinieri i Putin?

Kryesoret

“Brenda gjashtë muajve ose Prigozhin do të vdesë ose do të ketë një grusht shteti të dytë kundër Putinit”.

Ky ishte parashikimi që tërhoqi vëmendjen pasi u shqiptua nga Christo Grozev, kreu i hetimeve për Rusinë i Bellingcat, faqja ndërkombëtare e investigimeve gazetareske dhe autor i shumë lajmeve mbi komplotet dhe atentatet e organizuara nga Kremlini.

PO KUSH ISHTE YEVGENY PRIGOZHIN?

Yevgeny Prigozhin, ish i burgosur dhe udhëheqës i një rrjeti të restoranteve, e ka rritur kompaninë private mercenare Wagner dhe është bërë figurë kyçe në Rusi. Por, edhe kritik i palodhshëm i komandës ushtarake ruse. Ai tani ka nisur rebelim të hapur ushtarak kundër shtetit rus.

U përplas pranë Moskës, dalin pamjet e avionit në flakë, ku Prigozhin u dogj i gjallë

Prigozhin ka lindur më 1961 në atë që atëherë është quajtur Leningrad. Si adoleshent ai është zënë dhe dënuar për vjedhje. Një prej plot krimeve më serioze që ka kryer më vonë, përfshirë vjedhje të armatosur dhe trafikim të fëmijëve. Për çka është dënuar me mbi nëntë vjet burgim.

Ai është liruar nga burgu më 1990. Bashkë me burrin e dytë të nënës së tij, Prigozhin e ka hapur një rrjet dyqanesh të salsiçeve dhe biznesi ka qenë goxha i suksesshëm.

Ende është e paqartë se kur janë krijuar lidhjet e para mes Prigozhinit dhe Putinit, ndonëse si sipërmarrës në Shën Petersburg, ai ka pasur shumë gjasa të jetë takuar me Putinin, i cili e ka nisur karrierën politike si kryetar i atij qyteti më 1990. Prigozhin më vonë është angazhuar në hapje të restoranteve.

Lokalet e tij në Shën Petersburg kanë qenë luksoze dhe janë frekuentuar nga elita dhe njerëz me ndikim. Ai më vonë e ka zgjeruar biznesin e ushqimeve dhe ka nënshkruar kontrata të majme për të përgatitur ushqime për shkolla, spitale, burgje dhe më pas për organizime të rëndësishme qeveritare. Pas nënshkrimit të një kontrate për Kremlinin dhe elitat tjera ruse, ai është njohur me nofkën “Kuzhinieri i Putinit”.

Koha e saktë e përfshirjes së Prigozhonit në botën e turbullt të kompanive ushtarake private nuk dihet saktë, mirëpo vëzhguesit e drejtojnë gishtin te konflikti në Siri – atëherë kur ka ndodhur ndërhyrja e suksesshme e Rusisë në emër të Qeverisë siriane. Për grupin Wagner është dëgjuar më pas më 2014. Atëherë kur Rusia e ka nxitur dhe financuar një konflikt në lindje të Ukrainës.

Rrëzohet avioni, vdes kreu i Wagner dhe 9 persona të tjerë

Prigozhin besohet se e ka financuar Wagnerin me vite. Mirëpo në shtator të vitit 2022, e ka pranuar hapur pronësinë mbi grupin. Në Siri, luftëtarët e Wagnerit janë akuzuar për mizori lufte dhe për mundësi të kryerjes së krimeve të luftës.

Prigozhin ka qenë vazhdimisht edhe ithtar i përdorimit të dhunës për të instaluar disiplinë. Në rastet më famëkeqe në Siri, ushtarët e Wagnerit janë parë duke torturuar njerëz. Por edhe duke u goditur edhe me çekiç. Çekiçi më pas është bërë simbol grotesk për Prigozhinin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit