Historike! Sonda kozmike “Chandrayaan-3” preku sipërfaqen hënore duke e bërë Indinë vendin e parë që ul me sukses një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës.
“BBC” shkruan se eksplorimi i polit jugor është çelësi për kërkimin e ujit. Shkencëtarët tani shpresojnë të vendosin një rover për të dërguar imazhe dhe të dhëna në Tokë.
Po tani?
Pas kësaj, panelet në njërën nga anët e sondës do të hapen dhe një rampë do të vendoset në mënyrë që, të mund të rrëshqasë poshtë në sipërfaqe.
Më pas do të eksplorojë rreth shkëmbinjve dhe kratereve në Hënë duke mbledhur të dhëna dhe imazhe të rëndësishme për t’u dërguar në Tokë për analizë.
Landeri dhe roveri mbajnë pesë instrumente shkencore të cilat do të ndihmojnë në zbulimin e “karakteristikave fizike të sipërfaqes së Hënës, atmosferës afër sipërfaqes dhe aktivitetit tektonik për të studiuar atë që ndodh nën sipërfaqe”.
Data e uljes është zgjedhur gjithashtu me kujdes që të përkojë me fillimin e një dite hënore – e cila është e barabartë me 28 ditë tokësore – sepse bateritë e landerit dhe roverit do të kenë nevojë për rrezet e diellit që të jenë në gjendje të karikojnë dhe funksionojnë.
India bëhet kombi i katërt që ka arritur një sukses të tillë. Më parë, vetëm Shtetet e Bashkuara, Kina dhe ish-Bashkimi Sovjetik kanë përfunduar uljet në sipërfaqen hënore.