-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas inceneratorëve, BIRN: Rama 113 milionë euro për plehrat në Elbasan dhe Fier

Kryesoret

Qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë për dy vitet e ardhshme edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve për qarkun e Fierit dhe Elbasanit, pavarësisht se koncesionet e mëparshme prej 50 milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh janë nën gjykim për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Një draft-dokument i qeverisë shqiptare i “Politikave Prioritare” për periudhën 2024-2026, që BIRN disponon, rendit si projekte “Unike me rëndësi kombëtare” të investimeve publike edhe krijimin e zonave funksionale për mbetjet në Elbasan dhe Fier.

Për Elbasanin parashikohet një investim i ri prej 50.1 milionë eurosh, ndërsa për Fierin 63 milionë euro. Të dy projektet janë kategorizuar si të maturuara, çka nënkupton se është kryer studimi i fizibilitetit dhe janë në fazë të avancuar të përpilimit të dokumenteve teknike.

Kryeministri Edi Rama refuzoi gjatë një konference për shtyp të mërkurën të dëgjonte pyetjen e BIRN dhe t’i përgjigjej asaj për paratë shtesë të planifikuara, edhe pas skandalit të korrupsionit me inceneratorët, duke sugjeruar që pyetja t’i dërgohej me shkrim. Një kërkesë për koment dërguar nga BIRN në zyrën e shtypit të Ramës ka mbetur pa përgjigje prej 48 orësh.

Draft-Dokumenti, i cili pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave, është përgatitur nga Agjencia Shteterore e Programimit Strategjik dhe koordinimit te Ndihmës (SASPAC), në varësi direkte të Kryeministrit, që drejtohet nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Vetë Beqaj është në hetim nga Prokuroria e Posaçme për kontratën e partneritetit publik privat për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale./ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit