Foto ilustruese
Një konflikt me sende të forta është regjistruar mbrëmë në Kavajë. Policia njofton se katër persona kanë goditur me sende të forta, hunj një 49-vjeçar gjatë konfliktit.
Si pasojë ky i fundit është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës. Gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak ka qenë një borxh rreth 25 mijë Euro.
Paraprakisht raportohet se Daniel Habibi në bashkëpunim me disa shokë të tij ishin autorët. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur Zenel Lushkja. Ndërkohë, policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.