-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të vdekur në Ksamil! Pezullohet shefi i policisë Sarandë, hetim zinxhirit komandues

Kryesoret

Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, Nënkomisar Adriatik Shehu është pezulluar nga detyra pas aksidentit që ndodhi në orët e para të ditës së sotme me dy viktima në Ksamil.

Drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku thekson se pezullimi i tij u bë “në zbatim të nenit 209, të Rregullores së Policisë së Shtetit, për shkelje të rëndë të atributeve/kompetencave të Policisë, në lidhje me pasojat e aksidentit”. Konkretisht nuk evidentohet ku gaboi shefi i policisë por bëhet fjalë për menaxhimin e qarkullimit.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti për Sigurinë Publike (Drejtoria e Policisë Rrugore) në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të analizuar rastin, për të nxjerrë përgjegjësitë në lidhje me shkakun e ndodhjes së këtij aksidenti, si dhe për  menaxhimin në tërësi të qarkullimit rrugor në territorin e bashkisë Sarandë.

Ndërkohë që ka nisur hetimi administrativo-disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, për mospërmbushje të procedurave standarde të punës, në lidhje me marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë sezonit turistik.

Pushimet u kthyen në tragjedi! Këta janë dy të rinjtë që vdiqën në Ksamil

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit