Mëngjesin e sotëm është regjistruar një aksident tragjik në Sarandë ku humbën jetën dy turistë italianë.
24-vjeçari, Domenico Gritto dhe 32-vjeçari, Vincenzo Tizzano me origjinë nga Pozzuoli po udhëtonin me një motor kur në një moment një makinë tip “Mercedez Benz” i drejtuar nga 17-vjeçari, Elio Rraku u preu rrugën.
Mori dy jetë në lule të rinisë! Arrestohet adoleshenti pa patentë në timon
Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 32-vjeçari i cili mbeti i vdekur po kthehej nga festa e ditëlindjes së tij.
Ai po festonte së bashku me 24-vjeçarin dhe më pas kanë udhëtuar me motor ku edhe u regjistrua ngjarja e rëndë.
Tizzano që humbi jetën bashkë me mikun e tij në Sarandë mëngjesin e sotëm nga një aksident tragjik, kishte ardhur për pushime në Shqipëri, por edhe për të festuar ditëlindjen tij.
Dy të vdekur në Ksamil! Pezullohet shefi i policisë Sarandë, hetim zinxhirit komandues