-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ksenofon Krisafi: Meloni dhe fatura! Letër e hapur ish-senatorit që na kujtoi vjedhjet

Kryesoret

Keto dite, krahas nje numri te pafundem ngjarjesh te zakonshme, pati edhe nje tjeter, e cila edhe pse krejt e rendomte, u be objekt i shume komenteve, lajmeve, memeve etj madje edhe e bisedave ne nivele te larta qeveritare. Behet fjale per largimin e kater italianeve pa paguar nga nje lokal ne Berat, pas konsumimit te ushqimit.

Ngjarja ne vetvete ishte pothuajse asgje dhe nuk kishte arsye qe te terhiqte kaq shume vemendjen publike. Por ajo perkoi ne kohe me pushimet disaditore te  kryeministres italiane, ne bregdetin e Vlores, gjate gushtit te ketij viti. Prandaj edhe zuri vend spontanisht deri ne takimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama me te.

Ky i fundit, tipik per stilin e vet te çliruar nga skemat e ngurtesuara te protokolleve dhe solemniteteve zyrtare, ia permendi për humor  koleges dhe mikes se vet. Me sa duket, e ndjere jo mire nga sa degjoi, ajo porositi punonjesit e ambasades italiane qe te shkonin dhe te paguanin nga llogaria e saj personale shumen e 80 eurove.

E perplasur ne brigjet e pertejme, jehona e saj mori forma dhe interpretime te ndryshme. Midis komenteve terhoqi vemendjen thenia e Tommaso Cerno,  ish-senator, aktualisht drejtor i gazetës “L’Identita”. Ai u shpreh se “Gjest i bukur i Melonit për faturën e papaguar të një grupi hajdutësh italianë. Por nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblente Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet e fundit nga shtetasit shqiptarë, ajo do të falimentonte”.

Cinizmi dhe hidhesira e tij perçmuese ngjalli reagime te perligjura. Cilitdo shqiptar qe e lexon ate do te njdehej  keq. Sepse nuk ishte vendi dhe as nuk duhej qe nje ish-senator, duke marre shkas nga ky banalitet, te sperkase me ndot te pamerituar marredheniet shqiptaro-italiane. Sepse çel pa motiv nje diskutim te padeshirueshem dhe te panevojshem.

Atij ia kane dhene pergjigjen gjithe zgjuarsi, kulture e qytetari kengetari i famshem Ermal Meta dhe sipërmarrësja dhe gazetarja Anita Likmeta. Ata, sikurse disa qindra mijera shqiptare te tjere, prej vitesh, jetojne ne Itali, ne miqesi me bashkekombasit e ish-senatorit dhe kontribuojne atje, duke u ndjere si ne atdheun e vet.

Ato çka thone ata, te lexuara me perulje, modesti, por edhe me respektin e duhur ndaj tyre, do te mjaftonin, per te kuptuar se gjeste te tilla, si ai i bashkekombasve te ish-senatorit ne Berat, edhe pse nuk perfaqesojne asgje dhe nuk i cenojne asnje grime ndjenjat miqesore, midis shqiptareve dhe italianeve, serish, nuk duhet te justifikohen dhe te marren ne mbrojtje nga askush, aq me teper nga nje ish-senator, i cili, pa asnje te drejte pergjitheson dhe barazon gjithe shqiptaret, me disa delinkuente bastarde.

Nderhyrja e tij e pavend tundon per t’iu rikthyer nje fragmenti historie ne raportet shqiptaro-italiane, qe gjithekush e deshiron te mbyllur dhe te harruar pergjithmone. Nisur nga kjo aspirate po e permend ne vijim, duke ia fokusuar ish-senatorit dhe ndokujt tjeter qe mendon se ai.

Ne marredheniet tradicionalisht te mira ndermjet dy vendeve, ka edhe ngjarje tragjike, qe perfaqesojne fatkeqesi te renda. Fjala vjen parardhesit e ish-senatorit, ndoshta edhe ndonje nga gjysherit e tij, se bashku me dhjetra mijera italiane te tjere, te shtyre nga forca politike ekstremiste, erdhen ne tokat e shqiptareve gjate Luftes se Pare Boterore dhe Luftes se Dyte Boterore.

Me anije e avione, te armatosur me tanke, topa, arme e municione, vrane, plagosen, torturuan, poshteruan,  grabiten, plackiten,  dhunuan e perdhunuan me dhjetra mijera shqiptare, iu shkaterruan shtepite dhe ekonomine.

Shqiptaret, europiane te emancipuar, pa e harruar kete te kaluar tragjike, kane ditur ta dekonsiderojne ne interes te te ardhmes. E kane vendosur ne dosjen e aksidenteve historike, produkte te politikave ekspansioniste, shoviniste dhe antishqiptare te pothuajse te gjithe fqinjeve.

Konferenca e Paqes e Parisit, e vitit 1946, e denoi Italine e asaj kohe, per pergjegjesine si agresore ne LDB dhe e ngarkoi me pergjegjesi politike, te pranonte agresionin ndaj Shqiperise, te riafirmonte njohjen e pavaresise se saj, te kerkonte ndjese dhe te shlyente demet materiale te shkaktuara gjate luftes. Ne zbatim te Traktatit te Paqes me Italine, ajo pagoi nje shume simbolike, 2.6 milione USD, si dhe pranoi legjitimitetin e sekuestrimit te pasurive italiane te ndodhura ne territorin e  Shqiperise. Ne kete aspekt Italia mbetej perseri deficitare ne raport me Shqiperine.

Me rivendosjen e marredhenieve diplomatike, me 2 maj 1949 dhe normalizimin e lidhjeve midis dy vendeve, ne Shqiperi, nuk pati ndonje qe, nen ndikimin e emocioneve, plotesisht te perligjura nga humbjet njerezore dhe pasojat materiale te Luftes, te bente ndonje deklarim si ai i z. Tommaso Cerno.

Kjo nuk u be as ne vitet ’90 te shekullit te kaluar, kur pati edhe skena ekstremiste si ato qe pershkruan Anita Likmeta. Duke iu referuar disa ngjarjeve te asaj kohe, ajo thote se“shqiptarët, sidomos ne fëmijët, kemi paguar një çmim shumë të lartë për atë që na ka bërë shtypi italian, pra atë që njerëz si ju na kanë bërë. Na keni bërë të ndihemi si asgjë e përzier me asgjë prej vitesh. Ne ishim pa shtetësi, hije të tmerruara nga paragjykimi i parapaketuar që transmetohej çdo ditë. Qeveria shqiptare nuk i detyrohet absolutisht asgjë Italisë.” 

Shqiptaret keto i kane llogaritur si kosto te nje kohe te çuditshme dhe doemos nuk ndjehen mire t’iu kujtohen nga kushdo qofte, aq me teper nga nje ish-senator. Ato risjellin ndermend me keqardhje deklarimin e nje tjeter politikaneje italiane, ish-kryetares se Dhomës së Ulët, Irene Pivetti.

Zgjidhjen e drames se dhimbshme te emigrimit te shqiptareve me varka, ne vitet ’90 te shek. te kaluar, ajo e gjeti te hedhja e tyre “në det për të shmangur pushtimin e Italisë!”

Verejtja juaj per kryeministren Meloni, te ciles i kujtoni qe  “nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblente Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet e fundit nga shtetasit shqiptarë, ajo do të falimentonte”, duket si produkt thashethemesh shume dashakeqe te shumefishuara ne tejskaj. Siç ka italiane qe ikin pa paguar nga restoranti ne Berat, qe vjedhin çarçafe e peshqire ne hotelet e Sarandes ose vjedhin miliona euro nepermjet investimeve fiktive, ka padyshim edhe shqiptare delinkuente ne Itali.

Por ne Shqiperi, nuk ka asnje qe te pajtohet me ekceset, veprimet e pahijshme te kryera prej tyre. Ata, sikurse edhe te ngjashmit e tyre ne Itali e kudo gjetiu, perfaqesojne vetem vetveten dhe jo vendin e tyre as edhe bashkekombasit.

Zoti ish-senator, ndoshta nuk keni pasur rast te mesoni, por shqiptaret dhe Shqiperia kane vleresuar maksimalisht mikpritjen, humanizmin dhe solidaritetin e pothuajse te gjithe bashkekombasve tuaj, ne vitet ’90 te shekullit te kaluar, kur disa mijera syresh, te deziluzionuar, te lodhur e te pashprese, braktisen atdheun, u hodhen ne brigjet tuaja me gomone, duke mare ne sy rreziqe te panumerta.

Keta mijera italiane te mrekullueshem, me sjelljet qytetare dhe ndjenjat e solidaritetit, ua lehtesuan dhimbjet dhe dramen. Gjestet e tyre, te çojne shekuj pas ne histori, kur serish mijera shqiptare, gjeten shpetim ne token italiane. Fale pritjes se ngrohte, respektit dhe ndihmes se gjithanshme sot jane aty disa dhjetra mijera arbereshe, qe kane ruajtur jo vetem kujtimin e origjines se tyre, por edhe gjuhen, zakonet, mentalitetin dhe krenarine e perkatesise si “gjaku yne i shprishur”.

Askush, ne te dy brigjet e Adriatikut dhe Jonit, nuk duhet te kapet pas ngjarjesh te tilla banale. Ka te tjera episode unikale shume pozitive ne raportet midis dy vendeve qe meritojne te evokohen. Perveç atyre qe u permenden me siper nje tjeter eshte strehimi dhe mbajtja me ushqim nga qindra familje shqiptare i disa qindra ushtareve italiane te mbetur rrugeve pas kapitullimit te Italise fashiste. Te tjere u bene pjese Ushtise Nacionalçlirimtare Shqiptare. Erdhen si pushtues dhe ne fund te luftes u gjenden ne krah te partizaneve çlirimtare.

Marrezia e kater italianeve ketej u kalua si gallate dhe gjah humoresk per meme. Megjithate, gjesti spontan i kryeministres se nderuar, Georgia Meloni, u vleresua si shprehje e ndjenjave miqesore te popullit dhe politikes italiane te pasluftes se Dyte Boterore ndaj shqiptareve.

Me viziten e saj private katerditore ne Vlore, ajo afirmoi miqesine e italianeve ndaj shqiptareve dhe nivelin shume te mire te  marredhenieve shteterore midis Shqiperise dhe Italise, te cilat jane ne interes te te dy vendeve, te paqes, sigurise dhe stabilitetit ne kete rajon te rendesishem te kontinentit europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit