Paraditen e sotme ka ndodhur një aksident në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Si pasojë e shpejtësisë një makinë ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar brenda një lokali.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pavarësisht se në lokal ishin të pranishëm shumë persona duke pirë kafe.