Merr fund dilema në Itali. Roberto Mancini që u largua nga drejtimi i Italisë disa ditë më parë ka “fluturuar” drejt Arabisë Saudite për të marrë drejtimin e kombëtares.
Sipas mediave ish-trajneri i Italisë ishte në bisedime me Federatën e Arabisë Saudite prej muajit qershor. Ai pritet të përfitojë një pagë vjetore rreth 25 deri në 30 milionë euro.
Mancini do të marrë stafin e tij me vete ndërsa kontrata do të jetë e vlefshme deri në Botërorin e vitit 2026. Megjithatë, objektivi i parë për Mancinin nuk do të jetë kualifikimi në Kupën e Botës, por Kupa e Azisë e cila starton në janar të vitit 2024.
Kombëtarja e Arabisë Saudite e ka fituar tre herë këtë kompeticion, mirëpo hera e fundit ka qenë në vitin 1996 dhe tashmë kërkojnë të rikthehen sërish triumfues nën udhëheqjen e 58-vjeçarit italian.