Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shëngjin mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Pas një konflikti të çastit mes disa personave te zona e njohur si “Rana e Hedhun”, kanë mbetur të plagosur Albert Gjinaj 28 vjeç, banues ne Tiranë dhe Gentian Nikolli 30 vjeç banues në Thumanë.
Të dy të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë dhe janë transportuar drejt spitalit rajonal të Lezhës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ata ndodhen në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dallje të Lezhës dhe po punon për kapjen e autorëve.