-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VAR shpëton tre herë Partizanin, Astana fitore minimaliste në Kazakistan

Kryesoret

VAR ka “shpëtuar” sot Partizanin nga një humbje e thellë duke i lënë shpresat hapur për të përmbysur situatën në Shqipëri.

Astana arriti të merrte një fitore minimale me rezultatin 1-0 pas anullimeve të 3 golave për shkak se ishin off side.

Ndeshja e sotme dhe ajo e radhës në “Elbasan Arena” mes Partizanit dhe Arenës luhet për raundin e tretë të turit ‘play-off’ të Conference League.

Partizani vuajti sot në Kazakistan duke mos gjetur portën dhe fati e shpëtoi edhe nga 3 gola të tjerë.

Ishte minuta e 41 kur Lonçar pas disa tentativash para zonës gjeti hapsirë duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes i cili u “pranua” nga VAR.

Golin e gjeni duke klikuar KËTU.

Pa u mbyllur pjesa e parë Astana krijoi një tjetër rast duke gjetur portën por u anulua me VAR.

Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, por goli i Tomasov në minutën e 68 u anulua sërish nga VAR për pozicion jashtë loje.

Kazakët tentuan edhe njëherë për golin e dytë në minutën e 91, por edhe këtë herë supergoli i Tomasov u nis nga një poziocion jashtë loje.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit