Në orën 02:00 të mesnatës së sotme raportohet se është djegur një makinë në fshatin Halil, Fushë-Krujë.
Këtë e bën të ditur pronari i makinës, Etnor Alushi, i cili shprehet se, disa persona, i kanë hyrë përmes avllisë së shtëpisë duke i dëmtuar hekurat dhe më pas i kanë vënë flakën mjetit të tij.
Pronari i mjetit të djegur thotë gjithashtu se, nuk është në dijeni se kush mund të fshihet nga pas ngjarjes.
“Krujë/Informacion paraprak: Më datë 25.08.2023, gjatë natës, në fshatin Halili, në Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. A., është djegur automjeti i shtetasit E. A. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, njofton policia e Krujës.