Foto ilustruese
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Kumanovë. Sipas informacioneve zyrtare, autori i dyshuar është një 46 vjeçar banues në Kumanovë.
Ai dyshohet të ketë vrarë bashkëshorten dhe vjehrrën, ndërsa pas aktit ka tentuar të bën vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jeton, por ka përfunduar me lëndime të renda trupore dhe është transportuar për në Spitalin e Shkupit, ku ka ndërruar jetë.
“Sot, më 25 gusht, rreth orës 12:45, policia pas një njoftimi kallëzim kanë gjetur të ndjerën E.A.J (40) dhe nënën e saj P.N., e cila më parë ishte vrarë me thikë nga D.J. (46), në një banesë në Kumanovë.
Më pas vrasësi me inicialet D.J. është vetëplagosur dhe është hedhur nga dritarja e banesës. D.J. është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë” njofton policia.
Autori ishte denoncuar disa herë për ngacmim apo dhunë në familje. Familja kishte dy fëmijë të mitur. Njëri prej tyre nuk ndodhej në shtëpinë e familjes dhe tjetri ishte mbyllur në një dhomë të veçantë, por ishte i padëmtuar në ngjarjen tragjike./ INA