Policia dhe doganat spanjolle njoftuan të premten sekuestrimin e pothuajse 9.5 ton kokainë nga Ekuadori, që besohet të jetë më e madhja në historinë e vendit.
Sekuestrimi ndodhi të mërkurën në portin e Algeciras (në jug të Spanjës) dhe përbën “dërgesën më të madhe të fshehur të kokainës në Spanjë deri më sot”.
Mësohet se 9,436 kilogramë që ishin fshehur në kuti bananesh në një kontejner frigorifer.
Organizata përgjegjëse për dërgesën thuhet se ishte në gjendje të dërgonte 40 kontejnerë në muaj në Evropë dhe kishte një rrjet të gjerë tregtar për transportimin e kontejnerëve nga Ekuadori në Spanjë, duke përdorur gjithashtu portin e Vigos në veri-perëndim të Spanjës.