Disa prej mediave britanike kanë kthyer edhe njëherë kryefjalë grupet e trafikantëve shqiptarë që kalojnë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe emigrantë të paligjshëm.
“Express” shkruan se 3500 paund për person ishte çmimi që një prej trafikantëve të kontaktuar i bëri me dije agjentëve të cilët paraqiteshin si të interesuar për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.
Një tjetër prej tyre kalonte edhe të mitur të pashoqëruar, duke ofruar edhe një zbritje prej 500 eurosh, për një djalë 15-vjeçar.
“Vjen sot, niset sot – çmimet më të mira – vetëm dy orë larg” dhe “Sa herë të jetë e përshtatshme ne jemi atje… Ne pranojmë familje…
Për grupe me më shumë se 5 persona, kemi oferta” janë disa nga njoftimet në rrjetet sociale të grupeve kriminale.