-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“One” në kaos! PD: Fajin e ka AKEP! Konsumatorët, pa alternativa

Kryesoret

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja ka denoncuar ditën e sotme situatën ku ndodhet tregu i telefonisë celulare nisur nga problemet që po hasin në ditët e fundit abonentët e operatorit “One Albania”.

Kraja ka denoncuar se problematikat e hasura janë të shumta teksa shton se shërbimi po degradon. “Situatë duopolistike dhe mosveprimi i AKEP në tregun e telefonisë celulare alarmante.

Një treg, i cili aktualisht është në një situatë duopolistike, me konkurrencë të kufizuar e alternativa jo-zëvëndësuese. Konsumatorët shqiptarë janë pa alternativa dhe të pambrojtur përballë rreziqeve teknologjike.

Prej muajsh, konsumatorët shqiptarë shprehin shqetësime të shumta përballë rënies së cilësisë së shërbimit të ofruar nga operatorët e telefonisë celulare në vend. Pamundësi për të transferuar numrin, mos rakordim i pagesave, kosto të larta, ndërprerje shërbimi.

Janë të shumta problematikat e hasura. Një shërbim i cili po degradon dhe më tej siç po ndodh ditët e fundit teksa mijëra e mijëra konsumatorë te njërës prej dy kompanive ne treg gjenden në pamundësi për të komunikuar normalishtdeklaroi ai.

Bie “ONE Albania”! Abonentët: Dështim, po vidhemi!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit