-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie “ONE Albania”! Abonentët: Dështim, po vidhemi!

Kryesoret

Irritim dhe kaos. Kjo është situata që ka shkaktuar kompania telefonike “ONE” ditën e sotme në vend.

Prej orëve të para të mëngjesit qindra mijëra abonentë janë derdhur në indinjuar në rrjetet sociale kundër kësaj kompanie.

Sipas postimeve të tyre në rrjetet sociale asnjë prej shërbimeve të ofruara nga kjo kompani, thirrjet telefonike, mesazhet apo edhe shërbimi i internetit nuk kanë qenë të disponueshëm për qytetarët.

Një pjesë e tyre shprehen se kompania nuk u përgjigjet online dhe në pikat fizike nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Kompania “One” nuk ka bërë asnjë njoftim paraprak për ndërprerjen e shërbimeve të telefonisë, mesazheve dhe internetit.

Shpeshherë janë ngritur shqetësimet për këtë kompani që pas bashkimit me “Albtelecom” që sa vjen edhe bëhen më të rënda. Shërbimi përtokë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit