Foto ilustruese
Gjendja e fëmijës 12-vjeç që u sulmua pasditen e djeshme nga qentë në Delvinë është e stabilizuar. Djali që ka dëmtime të shumta në këmbë, krah, kofshë dhe bark i është nënshtruar mbrëmë ndërhyrjes kirurgjikale.
Falë kujdesit të mjekëve vogëlushi është jashtë rrezikut. Ai u kafshua nga një tufë qensh të një kopeje tjetër teksa po kulloste bagëtitë. Ngjarja ndodhi në malet e fshatit Rusan të Delvinës. Ngjarja e rëndë i tronditi të gjithë.