-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plas lufta në ajër me raketa dhe dronë mes Rusisë e Ukrainës

Kryesoret

Rusia tha se ka penguar një valë masive sulmesh me dronë në Krimenë e pushtuar dhe një sulm me raketa në Kaluga më 25 gusht, kur ushtria e Ukrainës raportoi sulme vdekjeprurëse ajrore dhe dronë në rajonet e saj.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se mbrojtja e saj ajrore neutralizoi 42 dronë, nëntë prej të cilëve dyshohet se u rrëzuan ndërsa 33 të tjerët u “ndalën me mjete elektronike dhe u rrëzuan pa e arritur cakun e tyre”.

Më herët, kreu i rajonit të Sevastopolit në Krime, i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev, tha se disa dronë ishin shkatërruar mbi det pranë Kepit Khersones të Krimesë.

Kanali Baza në platformën Telegram raportoi se një raketë u rrëzua pranë aeroportit ushtarak Shaikovka në rajonin Kaluga, rreth 300 kilometra në jugperëndim të Moskës.

Dy aeroportet kryesore të Moskës, Vnukovo dhe Domodedovo, ndërprenë përkohësisht funksionimin, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, ndërsa nuk është raportuar për viktima apo dëme.

Ndërkohë, Rusia nisi një valë tjetër sulmesh ajrore dhe raketore në Ukrainë gjatë natës, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në orët e hershme të mëngjesit të 25 gushtit, duke shtuar se kishte viktima në mesin e civilëve./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit