Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, ku mbetën të plagosur Albert Gjinaj 28 vjeç, banues ne Tiranë dhe Gentian Nikolli 30 vjeç banues në Thumanë.
Dy të rinjtë e plagosur u qëlluan nga pronarët e lokalit me armë zjarri. Paraprakisht dyshohet se ishin të dehur dhe kanë filluar të krijojnë shqetësime.
Pasi patën një debat me pronarët në ambientet e lokalit, më pas kanë dalë jashtë ambienteve të barit për t’u sqaruar, ku njëri prej pronarëve i ka qëlluar në pjesën e këmbëve duke i lënë të plagosur.
Tre autorët janë Kristian Curri, Bledar Curri dhe Frajd Curri. Dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.