-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u helmuan polakët? AKU reagon për situatën: Kini kujdes çfarë hani!

Kryesoret

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë ka dalë me një reagim pas ngjarjes së regjistruar mbrëmjen e sotme ku u helmuan 41 turistë polakë.

Në njoftim bëhet e ditur se situata e pacientëve nuk paraqitet kritike dhe AKU po kontrollon të gjithë subjektet sipas itinerarit të turistëve.

Nga Shkodra drejt Karaburunit, si u helmuan 20 fëmijët polakë?

Sipas AKU gjetjet paraprake orientojnë tek një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta.

Skuadra jonë po koordinohet me profesionistët e kujdesit shëndetësor në Spitalin Rajonal të Vlorës për t’u siguruar që pacientët të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

“I bëjmë thirrje operatorëve të kenë kujdes dhe të mos operojnë me shërbim ushqimi pa qenë të autorizuar e të licencuar lidhur me kriteret e sigurisë ushqimore dhe të kenë kujdes me kushtet e ruajtjes në temperaturat e larta të sezonit.

Udhëzojmë konsumatorët të mos konsumojnë ushqime që kanë qëndruar për më shumë se 2 ore pas gatimit jashtë frigoriferit,” thuhet në njoftim.

FOTO/ Autobusi plot me turistë të helmuar, çfarë ndodhi sot në turin Karaburun-Sazan?

Ata nuk kanë dhëne detaje në lidhje me hetimet që po kryejnë ndërsa janë shprehur se do të dalin me një njoftim sapo të dalin rezultatet e hetimeve.

Në lidhje me situatën ka reaguar edhe policia e cila është shprehur se gjendja e turistëve është e mirë.

Ata më tej kanë shtuar se polakët kanë udhëtuar nga Shkodra drejt Karaburuni.

Helmimi i 41 turistëve polakë në Vlorë, policia: Janë jashtë rrezikut për jetën, kemi nisur hetimet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit