Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesnatën e sotme rreth orës 01:15 në lagjen “Nr. 1″ në Sarandë ku ka humbur jetën tragjikisht një 17-vjeçar.
I riu punonte në një club nate si kamerier vend në të cilin la edhe frymën e fundit. 17-vjeçari me inicialet A. D. u zu poshtë nga kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit.
Për shkak të plagëve të marra i riu humbi jetën.
Në lidhje me ngjarjen policia ka vënë në pranga 43-vjeçarin me inicialet L. A pasi ishte ai u cili kishte montuar ashensorin e lokalit.
Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i lokalit 37-vjeçari me inicialet S. I.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e pronarit të lokalit.