Zbardhen detaje të reja nga aksidenti me dy policë të plagosur në Sarandë. Një motor i “Shqiponjave” u aksidentua mesnatën e së premtes në Qafë Gjashtë pas përplasjes me një automjet që drejtohej nga italianë.
Ronaldo Cahani dhe Adrian Meta janë dy efektivët që mbetën të lënduar. Cahani do t’i nënshtrohet një operacioni sepse ka thyer një gisht të dorës, ndërsa Meta vijon të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Aksidentohet motori i forcave “Shqiponja” në Sarandë, plagoset polici