Një vogëlushe ka shpëtuar për mrekulli në Itali. Vajza 5-vjeçare ra nga kati i pestë i pallatit, por u shpëtua nga një kalimtar që në atë moment ishte poshtë ndërtesës dhe arriti që ta kapte duke zbutur rënien.
Heroi është një djalë 37-vjeçar në Torino. Ai, sipas mediave italiane ishte duke ecur me të dashurën kur pa vajzën në parmakët e dritares dhe pak sekonda më pas që ra, por vrapo për ta kapur. Fëmija nuk është në rrezik për jetën dhe shpëtoi falë 37-vjeçarit, shkruan “La Stampa“. (Kliko KETU per te pare videon).