Lulzim Allkushi i arrestuar nga policia për ngjarjen e rëndë që i mori jetën 17-vjeçarit Antonio Deliaj ka dëshmuar në polici.
43-vjeçari me profesion saldator është shprehur para oficerëve të policisë se montimi i pajisjes që shërbente si ashensor është bërë katër vite me parë.
Allkushi deklaroi se gjatë kësaj kohe pronari i lokalit nuk i kishte kërkuar asnjëherë që të kryente kontroll të pajisjes së montuar prej tij.
“Spiro Iliadhi, pronari i lokalit më kontaktoi para 4 vitesh dhe më kërkoi që t’i montoja një pajisje në formë ashensori.
Kjo do të shërbente për të ngjitur produktet ushqimore nga kati i parë në të dytin. Montimin e kam bërë në atë kohë dhe prej atëherë nuk më është kërkuar nga pronari që të shkoja ta kontrolloja”.