Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me median greke, “Kathimerini” me gazetarin Pavlos Papadhopulos.
Në intervistë me meidan greke Rama u pyet në lidhje me gjuhën e përdorur nga i kundrejt kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.
Rama u shpreh se në politikë ndodh të thuhen gjëra të cilat sipas tij tani ai nuk është aspak krenar për këtë.
Pavlos Papadhopulos: Përse zgjodhët të sulmoni personalisht një kandidat për kryebashkiak. Gjatë fushatës konsideruar Belerin “injorant”, “mbeturinë”, “surrat i shpifur që të kall datën”.
Jeni kryeministri i Shqipërisë dhe duke marrë parasysh postin, kjo ndërhyrje nuk barazohej me mesazh institucioneve policore e të drejtësisë të vendosin në shënjestër kandidatin?
Nuk u ftua nga Mitsotakis në Athinë, Rama për “Kathimerini”: Nuk e marr personale
Edi Rama: Faleminderit për pyetjen. Në radhë të parë në politikë ndodh të thuash gjëra për të cilat më pas nuk je krenar. E në këtë fushatë po, mund të kem thënë disa gjëra për të cilat nuk ndjehem vërtet mirë.
Arsyeja që isha i ashpër me të ishin disa deklarata se do të promovonte procedurën e helenizimit të Himarës.
Kjo nuk është diçka që thuhet në Europën e sotme. (Tha) se ishte aty të lironte Himarën, nuk e di nga kush? Por do doja të bëja një pyetje retorike. Po të dija që do fillonte investigim nga një referim në prokurori do kisha folur ashtu? Nuk besoj.
Mora vesh për arrestimin e tij kur operacioni ishte në zhvillim, thirra shefin e policisë dhe e pyeta “Çfarë është kjo?” Më tha “Kemi urdhër arrestimi nga prokuroria bazuar në prova të padiskutueshme për blerje votash”.
I thashë “dëgjo, mirë bën të jesh i sigurtë për këtë që po bën se mund të ketë zhvillime negative, prandaj duhet të bazohesh në prova të padiskutueshme”. Nuk kisha pjesëmarrje
INTERVISTA LIVE