Vera Ora, nëna e Rita Orës, ka reaguar pas incidentit me flamurin serb në një koncert të Rita Orës në Hungari.
Një fansi i dha flamurin serb këngëtares shqiptare dhe ajo këndonte duke e mbajtur atë. Ishin këto pamjet që bënë më pas xhiron e rrjetit ku këngëtarja ka marrë mbështetje, por edhe kritika njëkohësisht.
E mesa duket një qortim e ka marrë edhe nga nëna e saj.
“Rita, M’fal të kom bërtit shumë, po më ke bo nervoz! Mos u trullo,”,ka shkruar ajo Vera Ora në Instagram-in e saj.
Këngëtarja ka deklaruar se nuk e ka parë flamurin, teksa atë ia ka dhënë një fans. Ajo ka thënë se nuk dashur ta mërzisë popullin dhe familjen e saj, teksa ka shprehur krenari që është shqiptare nga Kosova.
Rita Ora “pret në besë” të gjithë shqiptarët, valëvit flamurin serb në koncert
Performoi me flamurin serb në skenë, reagon Rita Ora pas “kryqëzimit” nga fansat