Policia e Shtetit njoftoi sot se ka arrestuar një 59-vjeçar rus në pikën kufitare të Muriqanit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska.
Policia njofton se 59-vjeçari, Igor Kokunov, i cili pritet të ekstradohet, akuzohet nga autoritetet ruse se ka përkrahur dhe bashkëpunuar me një kriminel nga Rusia.
Arrestohet në Muriqan rusi i shumëkërkuar nga Interpol Moska/ EMRI
“Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.“, njofton policia.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën për ta ekstraduar të arrestuarin drejt Rusisë.