-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Kadastra online po funksionon, të korruptuarit po ikin vetë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të fluksit në sistemin dixhital të Kadastrës duke u kthyer përgjigje atyre që deklarojnë se nuk funksionon. Më tej, kreu i qeverisë thotë se jo vetëm që funksionon, por puna vazhdon për t’u shërbyer qytetarëve online. Rama shprehet se sistemi i vjetër, i korrupsionit dhe ryshfetit është ai që nuk funksionon më duke tharë burimet e pista.

Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës…😊Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të

kaluarës në marrjen e shërbimit😍 Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit