-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhi, përmbytje dhe rrufe, ndërpriten linjat hekurudhore në vendin fqinj

Kryesoret

Moti i keq vijon ende në rajonet veriore të Italisë. Stuhia që goditi qytetin e Xhenovas mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar përmbytje të shumta në rrugë, të cilat detyruan Mbrojtjen Civile të mbyllë disa nënkalime dhe metro.

Stuhia e dhunshme solli 80 milimetra shi që ranë në më pak se një orë dhe stacioni Genoa Principe u përmbyt. Alarmi portokalli u zgjat deri në orën 15:00 të së hënës. Stuhitë e breshërit prekën zonën e Savonës, ndërsa lumenjtë Seveso dhe Lambro po monitorohen për shira të dendur në Milano. Trenat me shpejtësi të lartë Milano-Paris janë pezulluar për shkak të rrëshqitjeve të dheut në Savoia.

Zjarr i madh, mbyllet aeroporti i qytetit

Ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike  dhe rrufetë kanë tronditur zonën. Rrufeja goditi një pemë të madhe. Në La Spezia, dy rrufe goditën përkatësisht një shtëpi në Tavarone di Maissana dhe një pyll në Bolano, duke gjeneruar zjarre që u shuan lehtësisht nga zjarrfikësit. Era gjithashtu arriti shpejtësinë 77 kilometra në orë.

Qendra Meteo-Hidrologjike e Mbrojtjes Civile të Rajonit Liguria parashikon deri nesër erëra të forta dhe stuhi intensive. Pë rtkëtë arsye është vendosur mbyllja e tregjeve në natyrë për sot. Nga ana tjetër, shkollat ​​mbeten të hapura për ditën e parë të provimeve.

Shiu i dendur që ra në Milano pasditen e së dielës shkaktoi disa përmbytje, por nuk raportohet për dëme. Megjithatë, vazhdojnë të monitorohen lumenjtë Seveso dhe Lambro, të cilët në orën 21:45 arritën pragun e parë të kritikës. Në orët në vijim priten shtrëngata të reja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit